Këngëtarja britanike Adele fitoi famë botërore më shumë se 15 vjet më parë për vokalin e saj të jashtëzakonshëm. Me kalimin e viteve, ajo ka ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e saj, aq sa shumë njerëz sot mezi e njohin.
Brenda dy viteve të fundit, Adele ka humbur plot 45 kilogramë duke bërë që edhe dukja e saj fizike të pësoi ndryshim radikal.
Ajo theksoi se si aktiviteti fizik e ndihmoi të përballonte ankthin, duke theksuar se qëllimi i saj nuk ishte vetëm humbja e peshës, por forca mendore dhe ekuilibri.
Dy vjet pasi njoftoi se do të merrte një pushim të gjatë nga industria e muzikës, thuhet se ajo është rikthyer në studio duke punuar për këngë të reja.
Këngëtarja u pa në vendlindjen e saj, Londrën, duke shkaktuar thashetheme për një rikthim të madh, pasi ajo tani jeton në Los Angeles.



