ShowBizzz

Adele njofton shkëputjen nga muzika, zhvendoset në Mbretërinë e Bashkuar

Adele është padyshim një nga artistet më të suksesshme të 15 viteve të fundit. Muzika e saj ka arritur të hyjë në çdo shtëpi dhe ajo, pavarësisht se bën pushime të gjata herë pas here, ka mbetur gjithmonë në zemrat e miliona fansave të saj.

Në këtë kohë Adele ndodhet në Amerikë dhe jep koncerte, të cilat kurorëzohen me sukses. Në një shkëputje nga programi i saj, këngëtarja ka dhënë një intervistë për ZDF të Gjermanisë dhe ka treguar se planet e saj të ardhshme nuk përfshijnë muzikën.

Adele mori vendimin për ta ndërprerë karrierën e saj edhe një herë dhe për t’u kthyer në vendin e saj, Angli, në mënyrë që të merret me gjëra të tjera, por po aq krijuese. Këngëtarja ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të lançojë një këngë të re në të ardhmen e afërt, pasi duhet të distancohet.

“Nuk kam plane për muzikë të re. Unë dua një pushim të madh. Dua të bëj gjëra të tjera kreative, vetëm për pak”, tha Adele duke folur për jetën e saj pas koncerteve./abcnews.al