Këngëtarja Adelina Ismaili në një postim të saj në Facebook ka reaguar sërish ndaj vendimit të RTK-së për emisionin e saj.
Ajo ka shjruar se emisioni i saj do të publikohet ne Facebook-un e saj.
Ajo ka numëruar disa nga këngët e saj, duke thënë se ‘jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam’.
Postimi i plotë:
Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen.