ShowBizzz

Adelina Ismaili rikthen performancën e saj të vitit 1996 në Festivalin e RTSh-së

Të enjten, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është mbajtur e ashtuquajtura ‘Nata e Nostalgjisë’ në kuadër të edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Në këtë skenë u ngjit edhe këngëtarja Adelina Ismaili e cila njëkohësisht këtë vit është edhe anëtare e jurisë.

Ajo riktheu performancën e famshme të edicionit të 35-të të festivalit, ku kishte konkurruar me këngën “E jotja s’jam” në vitin 1996.

Nata finale e Festivalit të 62-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mbahet sonte, ku fituesi/sja do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2024’.



/TeVe