ShowBizzz

Adelina Ismaili – Shefqet Krasniqit: Mos m’prek në Shkurten, mos gabo zotëri!

Hoxhë, Shefqet Krasniqi ka deklaruar se muzika në përgjithësi për të nuk është diçka e preferueshme, sepse sipas tij në fe islame nuk është e pëlqyer.

Në emisionin “Brenda Dëshirave”, në Tëvë1, Krasniqi e ka komentuar këngëtaren Shkurte Fejza, duke thënë se nuk është fetare edhe aq sa duhet.

Krasniqi shprehu dëshirë që Shkurta si figurë e njohur e kombit me qenë edhe fetare.

“Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset Shkurta shumë, se duket me qenë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta do të vdes si unë, edhe hiç larg se ka, se i ka bë disa vite të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë përveç veprave të mira”, deklaroi Krasniqi në Tëvë1.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar këngëtarja Adelina Ismaili, e cila i ka dalë në mbrojte koleges së saj, Shkurte Fejza.

“Mos m’prek në Shkurten, si me m’prek në flamur! Mos gabo zotëri!”, shkroi këngëtarja Adelina Ismaili në InstaStory.

Rreth këtyre deklaratave akoma nuk ka reaguar Shkurte Fejza./teve1.info/



/TeVe