ShowBizzz

Adelina Thaçi e mëson Taynën të këndojë

Këngëtarja Adelina Thaçi, përveç angazhimeve në skenë, është e përkushtuar edhe në edukimin muzikor.

Ajo ushtron profesionin e profesoreshës së muzikës dhe mban orë private për nxënës të ndryshëm.

Mes emrave që ndjekin mësime pranë saj është edhe Tayna, një nga artistet më të njohura dhe më aktive të skenës muzikore shqiptare. Adelina ka ndarë më herët detaje për punën e saj si mentore muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Puna në fushën e arsimit muzikor mbetet një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të Adelina Thaçit, krahas karrierës së saj si këngëtare.

Të Ngjashme