ShowBizzz

Adelina Thaçi kujton babain e ndjerë me fjalë prekëse, “Kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tuja plotë jetë e humor”

Sot janë bërë 3 vite që është ndarë nga jeta aktori i njohur Rasim Thaqi (Cima), andaj vajza e tij Adelina ka kujtuar me mall babain.

Duke e bashkëngjitur një foto të Cimes këngëtarja ka shkruar fjalët që kanë prekë zemrat e ndjekësve, shkruan “Kosovarja”.

“U zgjova sot me dhimbjen e njëjtë si para 3 viteve, kur u ndave nga ne përgjithmonë. Bab kam shumë mall për ty, sa shumë kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tua plot jetë e humor, t’du deri në fryme të fundit” ka shkruar Adelina.

Ndryshe, Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve me COVID-19.



ks