Pavarësisht se ditëve me diell dalëngadalë po u vjen fundi, edhe përse temperaturat përvëluese të kësaj vere zgjatën më tepër se zakonisht, Ministria e Arsimit në Shqipëri mendon për më larg. Ndoshta, për verën e ardhshme.
Ndaj, për të penguar dritën që të hyjë në zyrat e administratës ka vendosur të porosisë grila të reja për dritaret.
Dhe jo grila dosido, por veneciane dhe të gjitha punim druri. Tenderi është hapur një javë më parë dhe sot është publikuar fituesi, kompania “K.E.B SHPK” me pronar Përparim Bruçin, raporton newsbomb.al. Autoriteti Kontraktor kërkon që grila të kenë specifikimet përkatëse, si:
- ˗ Grila Veneciane
- ˗ Material Druri
- ˗ Gjerësi : 50mm
- ˗ Peshë: 70g/m
- ˗ Trashësi: 2,88 mm
Po ashtu, kompanisë fituese i kërkohet që të marrë masa për shtrimin e plastmasave në dysheme për t’u mbrojtur nga dëmtimet e mundshme, si të bëhet pastrimi në fund të punës i ambienteve ku do të montohen grilat.
Epo paratë aty janë, përse mos të shpenzohen. Tek e fundit, për të mirën e administratës dhe zyrave të shtetit po investohet!