Lajme

Adnan Rrustemi reagon pas protestës para Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Rrustemi ka kritikuar organizatorët e protestës lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se LVV-ja në të kaluarën kishte protestuar për të parandaluar, siç u shpreh ai, dëme ndaj shtetit.

Ai ka deklaruar se LVV-ja e ka votuar në lexim të parë ligjin e propozuar dhe ka qenë e gatshme ta votojë edhe përfundimisht, ndërsa ka akuzuar opozitën se ka refuzuar disa nisma të saj.

Postimi i plotë:

Ne kemi protestuar për të parandaluar dëme ndaj shtetit – edhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale, kurse këta kundër dëmeve që vet i kanë kriju. Po ku të kishim ne një parti në pushtet që është e gatshme të votojë çfarë propozon opozita. Po neve nuk na kanë votu as rezolutat kundër gjenocidit të Serbisë, e ne ia votuam ligjin në lexim të parë për gabimet e tyre të vitin 2015, e ishim të gatshëm ta votojmë përfundimisht.

Thonë se e kemi të rëndësishëm Ligjin, thonë se duhet ta rrëzojmë vendimin e Gjykatës, dhe pikërisht kur ju thu, ejani që t’i bëjmë, refuzojnë. Le ta votojmë presidentin që ta mundësojmë edhe mbrojtjen me strategji shtetërore edhe ta votojmë ligjin.

Të Ngjashme