Lajme

Ish-ushtaraku reagon pas sulmit ndaj deputetit: UÇK-ja luftoi për liri, jo për dhunë

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka dënuar veprimet e dhunshme gjatë protestës, duke u distancuar nga sulmi ndaj deputetit Fahrush Rexhepi.

Hoxha e ka cilësuar sulmin “të turpshëm dhe skandaloz”, duke theksuar se Rexhepi është vëllai i dëshmorit të Koshares, Njazi Rexhepi

Ai ka kërkuar që institucionet ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit të japin llogari, ndërsa ka bërë thirrje që veteranët dhe organizatat e dala nga lufta ta dënojnë dhunën.

Postimi i plotë:

DISTANCOHEM NGA VEPRIMET E DHUNSHME TE VETERANËVE TË UÇK-se ndaj familjeve të DËSHMORËVE dhe institucioneve të shtetit .

Sulmi ndaj Pro. Dr. Fahrush Rexhepit është i turpshëm dhe skandaloz !

Dhuna nuk është vlerë e UÇK-së!

Sulmi dhe poshtërimi i deputetit Prof. Dr. Fahrush Rexhepi është i papranueshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për vëllain e dëshmorit të Koshares, Njazi Rexhepi.

Nëse ata që e kryen këtë akt janë veteranë të UÇK-së, duhet ta dinë se një veteran i vërtetë nuk poshtëron familjen e një dëshmori, nuk sulmon një shqiptar dhe nuk keqpërdor uniformën e simbolet e UÇK-së.

Institucionet duhet ta hetojnë këtë rast dhe përgjegjësit të japin llogari. Veteranët dhe organizatat e dala nga lufta duhet ta dënojnë këtë akt pa vonesë.

UÇK-ja luftoi për liri dhe dinjitet, jo për dhunë e poshtërim. Veteranët nuk duhet të politizohen dhe vlerat e luftës nuk duhet të keqpërdoren për përplasje politike.

Respekti për dëshmorët fillon me respektin për familjet e tyre!

Të Ngjashme