Adriana Matoshi i befasoi ndjekësit e saj në Instagram ku tregoi dy anët e saj: ate natyrale dhe ate skenike. Aktorja dhe deputetja e Kuvendit te Kosoves publikoi dy fotografi që krijojnë një kontrast të theksuar mes pamjes së saj pa makijazh dhe asaj të grimuar për dritat e skenës.
Në fotografinë e parë, Adriana Matoshi ka zbuluar fytyrën e saj pa asnjë pikë makijazhi, ku vertet duket mkaft ndryshe, por tregon sakaq karakteristikat e saj të qarta dhe një lëkurë të shëndetshme që shkëlqen edhe pa ndihmën e produkteve kozmetike.
Ndërsa në imazhin e dytë, ajo shfaqet e stolisur për skenën, me një grimi profesional që thekson tiparet e saj dhe i shton një ndjesi të fuqisë dhe prezencës skenike. Përmes publikimit të këtyre fotografive, Matoshi, e cila është një figurë e njohur jo vetëm në fushën e artit, por edhe në atë politike si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosjes, shkruan telegrafi, ka demonstruar një guxim të sinqertë.Nuk janë të shumtë personazhet publike që guxojnë të tregojnë veten në një dritë kaq të pastër, veçanërisht në një epokë ku imazhet e filtruara dhe të përpunuara dominojnë në rrjetet sociale.
bal