Lajme

Adriana Matoshi sulmon mbështetësit e Devollëve: Qysh jeni ardhë në këtë ditë?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar ata që, sipas saj, po mbrojnë kompaninë Devolli dhe pronarët e saj

Matoshi tha se, ndërsa shteti po përpiqet të luftojë ata që, sipas saj, dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, ka persona që dalin në mbrojtje të tyre në vend që t’i denoncojnë.

Ajo akuzoi Devollët për abuzime të ndryshme ndër vite dhe kritikoi edhe deputetë të opozitës, duke thënë se po i mbrojnë ata. Në fund të reagimit, Matoshi përdori tone të ashpra ndaj kundërshtarëve të saj, duke u shprehur se “kurrë dritë nuk kanë me pa”.

Postimi i plotë:

Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond.

Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu semundje.

N’vend se me raportu, kta e mbrojne te keqen. Qysh more jeni ardhe ne kete dite?

Edhe po flasim per Devollt, qe kane abuzu me terminale, me kontrolla teknike, me dardafona… nuk kane lon vend pa abuzu edhe paramendo punojne me pasaporta te serbise. E langarecat i mbrojne, edhe me pasaporta t’serbise.

Pash t’madhin Allah a keni familje? Çka ju thojne te shpia kur t’ju shohin tu u shite per ni grusht pare? A ju vjen marre juve a atyne prej juve a??!!

Marre bre ju kofte e ishalla Perenia ja u kthen nese na nuk mujna ktu.

Ani kur i pash edhe deputete te opozites, flake t’u qit per devolle. Hajmedet me kape kryt prej sikletit, per qato kurre drite s’keni me pa.

Të Ngjashme