Modelja shqiptare Adrola Dushi ka marrë pjesë në një event të rëndësishëm mode ku shfaqet pranë reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky.
Ky event ishte pjesë e prezantimit të koleksionit të ri të markës së njohur Puma, me të cilën A$AP Rocky ka bashkëpunuar.
Adrola u shfaq me një veshje nga ky koleksion, duke spikatur me stilin e saj unik dhe profesionalizmin që e karakterizon. Ajo ka ndarë edhe një video në Instagram, ku shihet në prani të A$AP Rocky, gjatë prezantimit të koleksionit të tij të ri në bashkëpunim me markën ‘Puma’.
Ky moment shënon një tjetër arritje për modelen, e cila tashmë është prezente në skenën ndërkombëtare të modës, duke punuar me disa prej markave më të njohura globale dhe duke marrë pjesë në evente të rëndësishme të modës.
bal