Kompania “MABCO”, e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar ashpër vendimin për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, duke akuzuar institucionet shtetërore për përjashtim të paligjshëm nga investimi dhe ushtrim presionesh të vazhdueshme.
Në një konferencë për mediat, avokati i kompanisë, Arlind Ahmetaj, deklaroi se “MABCO”, e cila sipas tij zotëron 98% të investimit, është mbajtur me forcë jashtë kantierit për një vit të plotë. Sipas tij, ngjarjet janë pjesë e një skenari të ndërtuar me një rezultat të paracaktuar, ndërsa theksoi se përfaqësuesit e kompanisë janë penguar fizikisht nga hyrja në ambientet e aeroportit.
NEWS “Mos më vri tni për së dyti herë”/ U m*sakrua me 18 pl umba, flasin për herë të parë familjarë të Valter LleshitAhmetaj ngriti akuza ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për refuzim inspektimi gjatë një vizite të propozuar në mars të vitit 2026, si dhe për ushtrim presionesh e ultimatumesh pas rikthimit të normalitetit më 26 maj 2026. Ai bëri të ditur gjithashtu se kompania ka dorëzuar 10 kallëzime penale, të cilat sipas tij nuk janë shqyrtuar nga organet kompetente.
NEWS “Për herë të fundit i takuam në fundvit” – I afërmi i familjes Kola që u shua në Itali: Arti kishte vetëm 4 vite që kishte marrë gruan dhe fëmijët atjeNga ana e tij, Agon Pacolli deklaroi se në Aeroportin e Vlorës janë realizuar 95% e punimeve dhe se kantieri ishte parashikuar të përfundonte plotësisht brenda tri javësh, duke paraqitur edhe faturat financiare të derdhura për këtë projekt.
Në përfundim, përfaqësuesit e “MABCO” theksuan se nuk e pranojnë zgjidhjen e kontratës të bazuar në nenin 15.4 dhe paralajmëruan se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë arbitrazhin, për të mbrojtur të drejtat e tyre pronësore dhe kontraktuale.
