ShowBizzz

Afrona, ne moment të fundit nuk e publikoi intervistën me të: Blero tregon çfarë ndodhi me ish-partneren!

Afrona Dika disa javë u rikthye me force ne vëmendjen e medias rozë, për shkak të realizimit te nje podcasti me ish-partnerin, këngëtarin Blero Muharremi pas dy vitesh ndarje, dhe me pas, shtyrjes se papritur te publikimit te tij. “Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme. Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka” shkroi Afrona në njoftimin e saj.

Afrona, ne moment të fundit nuk e publikoi intervistën me të:

Së fundmi Blero ka qenë i ftuar në emisionin “Zanat”, ku ndër të tjera është pyetur nga moderatorja për asryen e mospublikimit të intervistës me ish-partneren e tij. “Montazhieri ka qenë sëmurë”– tha Blero duke qeshur, ndërsa të shumta ishin aludimet e fansave se mes ish-çiftit ka ndodhur një përplasje.

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që Afrona të marrë një vendim të tillë, për shtyerjen e publikimit të podcastit me Bleron. Kujtojmë se gjatë një interviste, Afrona ka treguar se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.

 



bal