Lajme

Agjenda e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS: Edi Rama flet i fundit!

Newsbomb.al ka siguruar agjendën e punimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, i cili do të mbahet nesër, më datë 8 Dhjetor në Tiranë. Në të nuk priten të merren vendime që të prekin qeverisjen, por rienergjizimin e partisë që drejton sot vendin.

Këto punime do të përshëndeten dhe nga përfaqësuesve të lartë të strukturave socialiste në Europë, siç është internacionalja socialiste.

Kongresi i jashtëzakonshëm do të nisë rreth mesditës së 8 Dhjetorit dhe pritet të përfundojë vonë pasdite, pasi diskutimet do jenë njëkohësisht në gjashtë panele të ndërthurura. I fundit që do të flasë, do të jetë kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, mëson newsbomb.al.

Një nga shtyllat e platformës së rienergjizimit të PS lidhet me anëtarësimet dhe kryesisht me arritjen e objektivit për 10 mijë gra dhe vajza të reja në Partinë Socialiste, si e vetmja mënyrë për rritjen e përfaqësimit të socialistëve ashtu siç duhet në territor.

Në to do të flitet për problematikat kryesore që kanë të bëjnë me jetën e vendit, reforma në drejtësi, sigurinë, projektet prioritare, investimet, infrastruktura, zhvillimi ekonomik, problematika që kanë të bëjnë me pushtetin vendor dhe sfidat që ka përballë tij.

Një panel i dedikuar do të jetë për sigurinë, politikën e jashtme dhe pozicionin që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

Pas këtyre momenteve nga puna e Kongresit, do të jetë kryeministri dhe kryetari Edi Rama ai që do të ketë fjalën përmbyllëse dhe menjëherë, do të ketë një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste që ka të bëjë me punën e partisë.

Newsbomb.al ka mësuar se mbledhja e Asamblesë pritet të ketë diskutime e ndarje mendimesh mes socialistëve dhe do të zgjasë për disa orë, derisa në fund të zhvillohet dhe procesi i parashikuar i votimit të dakordësisë për platformën e rienergjizimit.

  • 11:45 – PANELI 1 – Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale;
  • 12:00 – PANELI 2 – Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura;
  • 13:00 – PANELI 3 – Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional;
  • 14:00 – PANELI 4 – Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi;
  • 15:00 – PANELI 5 – Siguria dhe Shqipëria në botë;
  • 15:50 – PANELI 6 – Partia Socialiste 2030 16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama.
Agjenda e Kongresit te Jashtezakonshem te PS
Agjenda e Kongresit te Jashtezakonshem te PS

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo