ShowBizzz

Agnesa Vuthaj: Jam rritur e varfër dhe “po” paraja të bën të lumtur!

Modelja dhe ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale në emisionin “Canapé”. Gjatë intervistës, Vuthaj theksoi rëndësinë e parasë, e cila është një mjet thelbësor që ndihmon në tejkalimin e sfidave të përditshme.

Agnesa Vuthaj: Jam rritur e varfër dhe “po” paraja të

“Jam rrit me një familje me shumë pak të ardhura sidomos para luftës, jeta e shumicës së fëmijëve ka qenë shumë e vështirë. Unë e di se çfarë do të thotë mos me pas pare.

Për ata që thonë se paraja nuk të bën të lumtur, me siguri nuk kanë provuar kurrë varfërinë. Veç kush e ka përjetuar varfërinë e kupton sa e rëndësishme është paraja, për të patur një jetë të stabilizuar”, u shpreh ajo.

Modelja dha edhe nje tjetër mesazh tejet të vlefshëm për të gjithë, “Sa herë të zhgënjen dikush kthehu nga vetja, se kemi një jetë dhe këtë jetë duhet ta jetojmë vetë në mënyrën më të mirë të mudshme, na duhet e rrethi shoqërinë dhe puna e gjithçka, por për të funksionuar duhet  të kthemi më shumë te vetja”.



bal