Lajme

Agron Çela flet pas daljes nga SPAK: Nuk di asgjë për CEZ-DIA

Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela, paraditen e sotme u paraqit në SPAK. Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Çela foli dhe për mediat duke mos dhënë detaje për arsyen pse ndodhej në SPAK ku dhe qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta.

Deputeti socialist tha se në Prokurori u paraqit për punët e veta dhe nuk di asgjë lidhur me aferën e CEZ-DIA, për të cilën disa ditë më parë u thirr në SPAK edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

I pyetur nga gazetarët lidhur me marrëdhëniet që ka me këtë të fundit Çela tha se kanë raporte shumë të mira.

 “Isha për punët e mia. Kastriot Ismailaj s’e njoh kush është. Nuk di asgjë për CEZ-DIA. Me Ilir Metën  kam marrëdhënie shumë të mira”, tha ai.