Aktori Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten Kostandina, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.
Lajmin e trishtë Agroni e ka ndarë në rrjetet e tij sociale, teksa i ka dedikuar disa fjalë të ndjera. “Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina, mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nëna e Teos dhe Brus. Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’.
Vizitat i presim ditën e diel, të martë dhe të mërkurë në oraret 9-13:00 paradite dhe 17-20:00 pasdite”, shkroi si fillim Agron Llakaj në Facebook, teksa më pas bëri edhe një postim në rrjetin social Instagram.
“Kostandina ime e shtrenjtë! Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë…,sot në lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete.
Kemi patur një rrugëtim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…,ëndërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicie. E që unë të mbaroja shkollën e lart të arteve, t’i sakrifikove nga jeta jote, rrite dy fëmijët..Alkidën dhe Enon.
Sa shumë ke sakrifikuar për Ne…,Ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe Ti.
Kur vendosëm të vinim drejt Tiranës për një të ardhme më të mirë…,ishe po ti që krijove Tiranën (Itakën)në mua.
‘Nuk do të kthehemi mbrapa kurrë Agron..,beso në mua! Ne do t’ja dalim!’. Dhe ashtu ndodhi.
Dhe ecëm e ecëm, u rritëm edhe ne bashkë me fëmijët…,u bëmë dikushi, i buzëqeshëm kohës dhe viteve, të qenurit nënë e babë e pastaj gjyshër…,sa shumë ëndrra…,por ja që jeta nuk është skenar i shkruar…, sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës se jetës atëherë kur duhet ta shijonim më shumë.
Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shumë lot për ty por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena unë e kërkoj një duartrokitje të madhe.????????????
Faleminderit Kostandina!
Faleminderit GoNina!
Lamtumirë në qiellin e engjëjve aty ku shpirti yt i mirë e meriton!
Më prit…,nuk di se kur por ti do më presësh si përherë.????????????????????”.
View this post on Instagram
bal