Lajme

Agron Tare përballet me gazetarin live: Vëllait tim po i bëhet gjyq popullor, Toska: Jeni familjarisht për burg

Pas deklaratave të bëra në News24, gazetari Almer Toska se kishte marrë kërcënime nga vëllai i Igli Tares, ndërsa çështja përfundoi në polici me dy kallëzime, vjen përballja live me Agron Taren.

Të ftuar në emisionin ‘Minuta e parë’ vëllai i Igli Tares, që po hetohet për çështjen e Ballukut, mohoi akuzat e lëshuara nga gazetari Toska, ndërsa i adresoi disa akuza këtij të fundit.

Tare tha se Toska ka gënjyer për deklaratat e tij, ndërsa shtoi se ai nuk ka lidhje me Belinda Ballukun. “Vëllait tim po i bëhet gjyq popullor”, deklaroi Tare, duke kërkuar që akuzat të shqyrtohen në rrugë ligjore dhe jo përmes debateve televizive.

“Unë e kam marrë në telefon, si çdo gazetar më parë. I kam thënë; dëgjo dhe versionin tim apo të Iglit, dhe më pas vendos ça të duash. I thash; çfarë taksirati kanë prindërit e mi që të dëgjojnë këto? Ai tha; Javën tjetër Igli Tare arrestohet.

Por këtyre personave i duhet mbyllur gojën. Por kjo gjë e dëmton Iglin. Është figurë që e dëmton politika. Igli Tare është bërë emblema, se shet emri.

E mora në telefon dhe më tha; Ti je hajdut dhe legen, Përdori fjalorin. Unë i them, “fjalën që përdore, hajde ma thuaj”. Ky përveç profesionit bëka dhe gangsterin. I thash; jam në Myslym Shyri. Më pas nga gango u bë lango.

Shkoi në polici dhe tha; ndihem i kërcënuar. Se zonja Bardhi, ai zoti Bardhi tha se ishin mesazhe kërcënuese. Ky zoti Bardhi është jurist, por Igli Tare nuk është i pandehur, por person nën hetim. Ky është lapsus diabolik.”, tha ai ndër të tjera.

Nga ana tjetër, gazetari Almer Toska reagoi me akuza të forta, duke deklaruar se çështjet që lidhen me familjen Tare dhe personat e përmendur në hetime duhet të shqyrtohen nga organet e drejtësisë.

Në përballjen me Agron Taren, ai iu drejtuar me fjalët: “Jeni familjarisht për burg.”

Toska ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri, duke pretenduar se gazetarë të ndryshëm janë kërcënuar për shkak të raportimeve të tyre.

Gazetari vijoi me pretendimet e tij për çështje që, sipas deklarimeve në studio, lidhen me Isa Taren dhe Igli Taren. Ai përmendi edhe një paraqitje të Agron Tares në SPAK më 19 maj, ku, sipas tij, është marrë në pyetje për rreth 35 minuta lidhur me pretendime për fshehje provash dhe komunikime.

“Unë kam ardhur të tregoj kush është Agron Tare, babai i tij Isa Tare dhe Igli Tare. Isa Tare, personi që ka dhënë dëshmi të rreme për çështjen ‘Partizani’, nuk paraqitet në GJKKO të dëshmojë sepse pretendon se është me demencë. Igli Tare ka dy vila që sot janë të sekuestruara dhe GJKKO nuk ia ka rikthyer pas kërkesës. Igli Tare u bë pis nga Belinda Balluku. Më 19 maj të këtij viti Agron Tare ka qenë në SPAK, është pyetur për fshehjen e provave e komunikimet për 35 minuta.

“Ky person që kam përballë më ka kërcënuar mua me jetë, është kërcënim i drejtpërdrejtë nga Belinda Balluku. Do të flas me prokurorinë për këtë gjë, është diçka shumë e rëndë. Po jetojmë në shtet kriminal sepse po i vjen fundi kësaj klike të korruptuar të drejtuar nga Belinda Balluku. Agron Tare ka lidhje të ngushtë me Ballukun që në rini të hershme. Ti je narkoman, bixhozxhi! Ju si familje jeni të gjithë për burg, vëllai yt është i përfshirë në çështjen e Ballukut me dy vila në emër të tij,” tha Toska.

Të Ngjashme