Lajme

“Ah mor babë, s’mendova se do të puthja për herë të fundit”, Agron Llakaj humb të atin, bën postimin prekës

Familja e aktorit të njohur Agron Llakaj sot është  në zi. Kjo pasi ai ka huumbur babain e tij. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Llakaj përmes një postimi në në rrjete sociale.

Aktori ka publikuar një foto ku shfaqet krah prindërve, ndërsa shkruan se jo më larg se sot në mengjes e kishte takuar të atin, pa e ditur që do të ishte përqafimi i tyre i fundit.

“Ahh ku ta dija o babushi im i mire, se do ishte ditelindja jote e fundit.
Babai im, gojemjalti ti, e qeshura jote ilac…aaahh mor bab cte te them e cte shkruaj per ty?!

U pame sot ne mengjes dhe nuk mendova se po te puthja e perqafoja per here te fundit.
Babi im, ike…,po te pret Bardha, bija jote dhe motra jone, tregoja gjithe mallin tone babi…
Qofsh i parajses ashtu sic shpirtin e kishe babi im!

Kam gjithcka nga ty dhe shpirti yt i mire, qe do t’i ruaj deri kur Zoti te na bashkoj serish!
Lamtumire o i shtrenjti yne, tregoi shtruar Zotit gjithe historite e tua, ashtu bukur dhe qeshur sic tregoje Ti! Sa me mungon mor bab…ahhhh…”, ka shkruar Agron Llakaj.