Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, me theks në mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të tyre dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua zhvillimeve aktuale në Ballkanin Perëndimor, situatës së sigurisë dhe sfidave që ndikojnë në stabilitetin rajonal.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset integruese të Republikës së Kosovës në strukturat evropiane, me theks në dhënien e statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
