Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim me deputetët anëtar të Grupit Parlamentar për marrëdheniet dypalëshe me Kosovën.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe në Evropë.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të diplomacisë parlamentare në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Palët shprehën gatishmërinë për intensifikimin e kontakteve dhe për bashkëpunim më të rregullt ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Austrisë”, njofton MPJD.
Zëvendësministri Ahmeti falënderoi deputetët për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e saj për avancimin e agjendës evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
