Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndarë me një pjesë të fermerëve historinë e njohjes me partnerin e saj, portierin e Partizanit Alban Hoxha.
Në rrëfimin e saj Çili tregon se gjithçka ka nisur si shoqëri. Fermerja rrëfen se pëlqimi i saj ka nisur kur ka ndjekur live ndeshjen e partnerit.
“Jemi njohur rastësisht, në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ky, jepja edhe unë. Erdhi bashkë me gazetaren tek lokali ku këndoja unë.Vjen ky njëshi dhe më thotë gazetarja është filani, unë nuk merrja vesh fare nga sporti. Mirë i thashë unë, le të ulet tek tavolina jonë. Pasi këndova unë, më thotë mua të bëjmë një foto. Nxjerr telefonin ky për të bërë foto, do ti ju fik telefoni në moment. Unë për t’a nxjerrë nga sikleti i them nuk ka gjë, e bëjmë foton me telefonin tim. Pas një jave doja të postoja një foto në instagram unë, hyra të shihja ndonjë foto, por e kisha harruar fare që kisha bërë foto me Albanin. Kur shoh unë foton më këtë, po hedh këtë foto thashë, se më pëlqeu vetja, kisha dalë edhe bukur. Por unë si mbaja mend emër mbiemër dhe kush ishte.
Hy tek faqja e kësaj gazetares që t’a gjeja. E zbulova unë, Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares. Edhe shkruajta në story, “me këtë çunin king të Partizanit, folloë të gjithë”. Unë se mendoja se do të kisha diçka me këtë se ndryshe si shkruaja ndiqeni të gjithë. M’u dukte shumë si çunak, se ishte dhe më i vogël se unë dhe unë e kam pasur problem. Pas 4 orësh i kishte plas instagrami ktij me folloë dhe më shkruan ky “O zemra o Çili, po më plas instagrami”. Takimin e parë e kemi bërë në një lokal fëmijësh se unë çoja Fernandon të luante. Kështu nisi muhabeti, unë e kisha si shok. I kam treguar hallet e jetës, nuk lashë gjë pa i thënë. Kur më mori në ndeshjen e parë, aty e pashë me një sy tjetër. Mu duk i gjatë, me shpatulla të gjëra dhe e pashë me një sy tjetër. Kështu nisi historia jonë, kemi 8 vite bashkë”, rrëfen Çiljeta.