ShowBizzz

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”, përlotet Bes Kallaku

I ftuar ditën e sotme në ‘Vizioni i Pasdites’ ka qenë aktori dhe kryeplaku i “Ferma VIP”, Bes Kallaku.

Ai ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale teksa një vëmendje më të madhe i ka kushtuar dy fëmijëve të tij, Ajkës dhe Amenin.

Aktori shprehet se është tepër i lidhur me vajzën e tij dhe deri tani, sa të rritet djali, i cili është 6 muajsh, Ajka është dashuria e tij më e madhe.

TS Poll - Loading poll ...

“Djali është i vogël për momentin, 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët.”