ShowBizzz

“Të dorëhiqet dhe të japë llogari”, Agron Shehaj: Hallet e Ramës me drejtësinë sapo kanë filluar

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, duke thënë se kreu i qeverisë po përpiqet të justifikohet.

Sipas Shehajt, postimi i gjatë i Ramës në rrjetet sociale tregon se ai ka filluar të shqetësohet për përballjen me drejtësinë.

Të lidhura

None found

“Edi Rama ka bërë një çarçaf justifikimesh për përgjegjësitë e tij në ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Por hallet e tij me drejtësinë sapo kanë filluar. Ai nuk do të duhet të japë llogari vetëm për këtë ligj, por edhe për ligjin e investimeve strategjike, paketën e maleve dhe një sërë vendimesh të tjera që kanë favorizuar interesa të caktuara në dëm të interesit publik”, u shpreh Shehaj.

Ai theksoi se përveç përgjegjësisë ligjore, qytetarët shqiptarë kërkojnë që Rama të mbajë edhe përgjegjësi politike për mënyrën se si ka qeverisur vendin gjatë 13 viteve të fundit.

“Qytetarët shqiptarë duan që Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike për gjithçka ka bërë në këto 13 vite si kryeministër. Ai duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë të japë llogari”, deklaroi Shehaj.

Kreu i Mundësia u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat dhe presionin publik për largimin e qeverisë, duke e konsideruar këtë si rrugën për të çliruar Shqipërinë nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe lidhjet e tyre me pushtetin politik.

“Duhet të vazhdojmë të ngulim këmbë, të protestojmë dhe të kërkojmë çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga kjo qeveri e lidhur me ta. Kjo është ajo që kërkojnë qytetarët dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, përfundoi Shehaj.

Të Lidhura:

  1. Olta Gixhari i drejtohet Rezartit:Je mashtrues i paparë, tallesh me sëmundje mendore
  2. Olta Gixhari zbulon se pse s’ishte e pranishme në BBVK mbrëmjen e kaluar
  3. Gjesti publikon një pjesë të këngës së re
  4. “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

Të Ngjashme