ShowBizzz

“Ajo e do burrin mafioz”, plas “sherri” mes Kristit dhe Jorit

Një debat i ashpër ka plasur ditën e sotme mes dy konkurrentëve të Big Brother Vip 2, Kris Dragotit dhe Jori Dellit.

Teksa ishin të ftuar në rupbrikën “Trotuar”, Kristi tha për Jorin se ajo dëshiron një burrë mafioz. Mirëpo kjo deklaratë e Kristit u kundërshtua menjëherë nga modelja e cila i kërkoi që të mos flasë “budallëqe”, pasi ajo dëshiron që në krah të ketë një djalë të mirë.

Por sipas Kristit, nuk ka çuna të mirë. Këtu ndërhyn Dea Mishel, e cila thotë se “ai ka 3 ditë që u ka vrarë shpresat në jetë për të gjetur një djalë të mirë”. Beniada tregoi një moment kur që të tre kanë qenë në një event të përbashkët.

Pjesë nga biseda:

Beniada: Po ti që je beqar, pse nuk kërkon një të dashur?

Kristi: Femra ideale për mua nuk ekziston

Beniada: Fol për veten tënde, pse flet për Jorin. Ishim në një event bashkë dhe Kristi nuk iu ndante Jorit. Kudo që shkonte Jori, ai nga pas dhe vendoste kokën te shpatulla e Jorit, duke e parë si një bebe.