Lajme

Vjedhje në një banesë në Prishtinë, grabiten para, stoli ari dhe armë me leje

Në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, gjatë periudhës 17–20 shtator 2026, është raportuar një rast vjedhjeje.

Sipas raportimit, persona të panjohur kanë hyrë në banesën e një viktimë mashkull, shtetas kosovar, dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, si dhe një armë zjarri me leje.

Nga banesa janë marrë edhe dy karikatorë dhe 15 fishekë të armës.

Rasti është raportuar në Polici dhe është duke u hetuar.

Të Ngjashme