Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe ka arrdhur koha të merremi me pjesën më të preferuar të garderobës sonë; rrobat e banjës.
Cilido qoftë stili juaj, më poshtë do të gjeni të gjitha trended e rrobave të banjës, të cilat do t’ju ndihmojnë të arrini stilin tuaj ideal gjatë plazhit.
Vishni një fustan të lehtë, shtoni një palë sandaled he syzet tuaja të preferuara të diellit.
Bikini me bel të lartë
Nëse preferoni një palë rroba banje me shumë mbulim, mund të zgjidhni një palë me bel të lartë.
Dhe ndërsa ky trend mund të ketë një ndjesi tetro, ka shumë stil elegant dhe modern.
View this post on Instagram
Bikini pa rripa
Edhe pse bikini pa rrip nuk është ideal për aktivitetet në plazh, ai është një nga opsionet më të mira nëse preferoni të nxiheni gjithë ditën me një libër në dorë. Shtojmë faktin që ky është një model shumë interesant.
View this post on Instagram
Stilet e egra
Ndonjëherë kthimi në bzë nuk është gjithmonë më i miri. Në vend të kësaj tregoni anën tuaj të egër duke veshur një pale bikini me printe kafshësh. Është e vetëkuptueshme që printi leopard nuk del kurrë nga moda.
View this post on Instagram
Minimale
Trendi i minimalizmit nuk vlen vetëm për veshjet e përditshme. Një palë rroba banje neutrale dhe e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të dukeni bukur edhe në plazh. Kombinoje me një fustan të lehtë prej liri dhe një kapele kashte.
View this post on Instagram
Rroba banje me lidhëse
Nëse nuk ju tremb ideja e një nxirjeje jo edhe aq të njëtrajtshme, rrobat e banjës me lidhëse janë një trend kryesor edhe për këtë verë. Të kombinuara me pantallona të shkurtra xhins dhe një xhaketë, ato mund të vishen edhe si top.
View this post on Instagram
Me lule
Modelet romantike me lule janë perfekte për ato që preferojnë rroba banje më femërore.
View this post on Instagram
/Albeu.com/