LifeStyle

FOTO – Dalin pamjet: Dua Lipa në Pejë, mysafire në një dasmë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në një dasmë në Pejë. 

Sipas fotove që po qarkullojnë, ajo është shfaqur në disa momente të festës, ku në sfond shihet edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Dua Lipa nuk ka publikuar ende pamje nga dasma në rrjetet e saj sociale, 

Sipas raportimeve, në këtë dasmë është martuar djali i hallës së saj.

Detajet nga kjo ngjarje janë zbuluar kryesisht nga motra e saj, Rina Lipa, e cila ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale.

Rina ka publikuar imazhe të veçanta ku shihen detajet e veshjes tradicionale shqiptare të nuses, përfshirë jelekun e qëndisur me ar dhe rruaza, veshjen e bardhë me punime dore dhe brezin tradicional. 

Të Ngjashme