Lajme

Aksident/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik

Një aksident i rëndë është shënuar në ulevardin ‘E Ri’ në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i monopatinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve.Bulevardi ka qenë më herët me një kalim, ndërsa së fundmi është përshtatur me dy korsi për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur trafikun në këtë aks të qytetit.

NEWS  SKANDAL! Si u lanë në mëshirë të fatit 6 efektivët që shkuan për të arrestuar kriminelin e rrezikshëm, pa antiplumb dhe pa Forcat Speciale (VIDEO-DETAJE)Pritet informacion i mëtejshëm nga Policia lidhur me gjendjen e të plagosurit dhe rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme