Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion, duke shkaktuar plagosjen e katër shqiptarëve të Kosovës që udhëtonin me makinën.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

