Fëmija u dërgua për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton rrethanat e aksidentit
ELBASAN – Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një fëmijë.
Sipas informacionit të policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi D. Ç., 38 vjeç, ndërsa e dëmtuar ka mbetur një vajzë 5-vjeçare.
NEWS PD ulet në tryezë të mërkurën e 1 korrikut për ndryshime, Edi Paloka “ hap krahun”: Nuk do kandidoj, të provohen të tjerëE mitura është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën, raporton noa.al.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit. /noa.al
