Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër lidhur me kërkesën për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kritikuar ata që, sipas tij, përdorin UÇK-në dhe luftën për interesa personale.
Në një postim, Lajçi ka përmendur kërcënimet e bëra në emër të luftës dhe të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje për qëllimet e atyre që kërkuan votimin e ligjit.
“Përfundimisht, ju s’e keni pasë e s’e keni për çlirimtarët e Hagës. Ju e keni pasë e e keni për ruejtjen e lëkurës suaj”, ka shkruar Lajçi.
Ai e ka përmbyllur reagimin me shprehjen: “Turpi ka emën: hajni e marre n’kalanicë!”
Postimi i plotë:
Turpi ka emën: hajni e marre n’kalanicë!
Ju kërkuet të votohet ligji për katërshën në Hagë.
Ju kërkuet të mos i hiqet e të mos i shtohet as edhe nji shkronjë!
Ju kërkuet: gjakun në Shesh apo votën pro në Parlament?
E rrahet tupanin dhe e çjerret fytin: — Mos u tallni me çlirimtarët, votojeni ligjin nëse jeni me UÇK-në!
Kërcnuet n’Kuvend e kërcënuet me “gjeneralët” n’Shesh. Madje, ai djali që s’din ku i ka eshtnat e babës, thirri e bërtiti: — O ligji, o flaka n’Parlament!
Dikush doli e foli: — Po e votojmë, po ju përkrahim, por mos e mashtroni popullin me gabimet e mangësitë që ka ky ligj.
Dhe ashtu kërkuet, dhe ashtu u ba!
Kur e shliruet bythën, e patë sa të gabuem, sa të mashtruem e të djallzuem ishit!
E kthyet ligjin n’Kuvend, e ai djali (që ma mirë t’ia kishte kërkue babës eshtnat) prapë foli: — Ose ngutuni ta rregulloni, ose unë e mblodha mexhlisin e ia vuna flakën Kosovës!
Deri kur do t’plakemi më kërcnime në emën të luftës;-UÇK-së?
E di se do t’më ofendoni e do t’mi thoni fjalët që s’i thuhen nji burri, por nuk do t’mërzitëm, sepse ju dolët jo parti që për 26 vjet thirret në vlerat e luftës, që mshefet mbas herojve, dëshmorëve e veprimtarëve të zhdukun, por çerdhe interesash të njerëzve që përfitojnë nga hallakama, zhurma, mjegulla dhe flaka!
Unë e kam nji pyetje: Pse Edi heshti mbas gjykimit?
Përfundimisht, ju s’e keni pasë e s’e keni për çlirimtarët e Hagës. Ju e keni pasë e e keni për ruejtjen e lëkurës suaj, sepse ju ka ra zgjeba e hajnisë dhe e tradhtisë!
Turpi ka emën: hajni e marre n’kalanicë!
