Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë.

Në pamjet e siguruara, shihet një veturë e cila ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, ndërsa aty ka mbërritur edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe për gjendjen e tyre.

Të Ngjashme