Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit ,disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Një 70-vjeçar ,që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur dhe hedhur nē ajër nga një automjet tip ‘Benz Mercedes’ me targa AB 586 BD, që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Pas përplasjes,i moshuari Muharrem Kadëna, 70 vjeç, ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burime spitalore bëjnë me dije se, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është kritike pasi ka pësuar emoragji të brendshme.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë veprimet në vendngjarje,ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.