Lajme

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën 25 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë, ku për pasojë ka humbur jetën një 25 vjeçar. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas burimeve në media, gjendja e dy të plagosurve është tepër e rënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.