Lajme

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 60-vjeçari pas përp*asjes me automjetin e policit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një punonjës i policisë rrugore, i cili sapo kishte lënë shërbimin, ka përplasur me automjetin e tij një motomjet. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit, një shtetas rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi i policisë, i cili është transportuar.Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të Ngjashme