Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku një vozitës, dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe, ka goditur katër vetura dhe më pas një zyrtar policor.
Polici ishte duke rregulluar komunikacionin në momentin kur është goditur dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor.
Vozitësi i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
