Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas të riun me motor

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një i ri që udhëtonte me motor është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes, i riu ka mbetur i shtrirë në rrugë pas përplasjes, ndërsa është pritur mbërritja e ambulancës për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe shkalla e dëmtimeve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

Të Ngjashme