Lajme

Aksident i rëndë në vend, dy drejtuesit e mjeteve përfundojnë me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar.

Dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcakuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për disiplinimin e trafikut.

Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Të Ngjashme