Publikimi i videove të kompozitorit Adrian Hila ka shkaktuar reagime të shumta gjatë ditëve të fundit, ndërsa vëmendja publike është përqendruar jo vetëm te personat e përfshirë, por edhe te familjarët e tyre.
Së fundmi, një detaj që ka tërhequr vëmendjen lidhet me vajzën e kompozitorit, e cila duket se ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale, të paktën përkohësisht.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, gjatë kërkimit të profilit të saj në Instagram shfaqet mesazhi “User not found”, duke e bërë llogarinë të paaksesueshme.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur familja Hila është përballur me vëmendje të madhe mediatike, pas shpërndarjes së materialeve private të kompozitorit.
Ndërkohë, disa personazhe të njohur kanë bërë thirrje gjatë ditëve të fundit që familjarët e personave të përfshirë të mos bëhen objekt i gjykimeve dhe sulmeve në rrjetet sociale, duke theksuar se ata nuk duhet të mbajnë pasojat e veprimeve të të tjerëve.
