Lajme

Aksident i rëndë në vend/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

Një aksident automobilistik është regjistruar pak më parë në aksin Lushnje-Rrogozhinë, në zonën Çermë e Sipërme.

Sipas pamjeve të siguruar nga Top Channel, dy automjete tip “Audi” dhe një “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa detaje të mëtejshme priten nga Policia lidhur me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të Ngjashme