Lajme

Aksident i rëndë, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas informacioneve paraprake, dy drejtuesit e automjeteve janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

See also  Me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me rozë, Vesa Vllasaliu ndan momente nga “Babyshower-i” për të bijën! Çastet e ëmbla me Mirlind DakunFatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe verifikimet për të dokumentuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Të Ngjashme