Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.”
Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Audi’-t.
Ai është transportuar drejt morgut ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit me pasojë vdekje.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.
