Një veturë është rrokullisur para pak çasteve në afërti të Sllatinës, që për pasojë raportohet se ka lënë pasoja fatale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për teve1.info ka bërë të ditur se brenda veturës kanë qenë pesë persona.
Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të.
Zëdhënësi Hoxha tha se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.
“Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha Hoxha. /teve1.info/