Lajme

Aksident mes dy veturave në rrugën Gjakovë–Prizren, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes dy automjeteve në rrugën magjistrale Gjakovë – Prizren.

Kështu ka konfirmuar për tëvë1.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikur Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren në fshatin Rugovë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Sipas informatave fillestare, deri më tani si pasojë e aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, ka deklaruar Krasniqi./teve1.info/

Të Ngjashme