Aksident në aksin rrugor nacional Lushnjë-Berat në qendër të fshatit Fier-Shegan, dy mjete janë përplasur dhe për pasojë një e moshuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjares dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në momentin e aksidentit janë gjendur forcat e ushtrisë të cilat kanë disiplinuar trafikun deri në ardhjen e policisë rrugore në vendngjarje.
See also Nuk arrita as t’i puth për herë të fundit – rrëfimi që të copëton zemrën nga tragjedia në familjen BerishaSipas të dhënave të para, automjeti tip Benz ka përplasur automjetin tip Volkswagen nga pas.
Policia e qarkullimit rrugor pritet të dokumentojë ngjarjen dhe të hedhi dritë mbi shkaqet e aksidentit./Top Channel
