Aksidenti tragjik që ndodhi sonte në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, i mori jetln 46 vjeçarit Albert Qoqaj, shqiptar i Kosovës, raporton noa.al.
I plagosur në këtë aksident ka mbetur vëllai i tij, 38 vjeçari Valon Qoqaj.
Tragjedia rrugore ndodhi kur dy vëllezërit ishin duke udhëtuar me një mjet sportiv, i cili dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.
Si pasojë, ka humbur jetën shqiptari i Kosovës Albert Qoqaj, 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, Valon Qoqaj, 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
