Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore të lagjes nr. 13, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, banues në Kavajë, i cili është larguar nga vendi i aksidentit pas ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e drejtuesit të mjetit.
